FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha-BB: Shqipëria ka taksat më të larta në rajon

Në kuadër të vizitës në SHBA, kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano.

Sipas njoftimit për shtyp, Basha shprehu shqetësimin për rritjen e borxhit, rënien në minimumin e mundshëm të konsumit, falimentimin e mijëra bizneseve të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria dhe arbitraritetit të saj, koncesioneve korruptive etj.

Koncesionet korruptive, theksoi Basha  po vendosin një kosto shumë të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po anagazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej  338 mln eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH-së, ku koncesionari parashikohet të marrë 140 mln euro në 10 vitet në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dhe të INSTAT-it janë shqetësuese përsa i përket borxhit, i cili ka arritur afro 74% . 1,2 miliardë euro  janë marrë borxh në 2 vjet e gjysëm dhe nuk është realizuar asnjë investim i ri , investimet e nisura kane ndaluar së zbatuari, papunësia në shifra alarmante dhe konsumi në nivelin më të ulët. Shqipëria, tha zoti Basha është vendi me taksat më të larta në rajon, çka ka bërë që investitorët e huaj të mos e shohin me interes Shqipërinë, madje shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha e ka njohur zotin Pagano dhe me ofertën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’i hapur rrugën zhvillimit dhe punësimit. Taksë e sheshtë 9%, TVSH 15%, vëmendje të veçantë ndaj sektorit të bujqësisë.

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore ka vlerësuar faktin që opozita ka një platformë konkrete për të adresuar çështje të zhvillimit ekononomik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?