Basha fton Burrelin në protestë: Hajdutët duhet të shkojnë në burg
Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga protesta e 16 shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbarkuar sot në Burrel.
Ai ftoi të gjithë qytetarët e Burrelit që të bashkohen në protestën masive, e cila sipas Bashës synon që të largojë një orë dhe më parë pushtetin e të korruptuarve.
Kryedemokrati në takim me qytetarët u shpreh se problemi kryesor është vjedhja e taksave dhe bashkëpunimi i pushtetit me oligarkët.
“Taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë dhe e naftës nuk janë thjesht rritje, por kjo është vjedhje. Këta janë kapur duke vjedhur studentët, janë kapur duke vjedhur edhe votat dhe këtë e tregoi Zëri i Amerikës. Sot shqiptarët e kanë parë se këta kanë dalë lakuriq, sepse u kapën duke vjedhur.
Ju ftoj të gjithë me 16 shkurt, nga gardhi matanë policëve është hajduti, ndërsa pjesa këtej është pala e vjedhur. Na ndihmoni të hapim atë derë. Të bashkohemi të gjithë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Hajdutët duhet të shkojnë në burg. Ky është thelbi i ditës së shtunë”, tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

