Basha fton shqiptarët: Të gjithë në protestën më të madhe të bashkimit qytetar
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar spotin me ftesën për të gjithë shqiptarët, për t’iu bashkuar protestës së 9-të kombëtare, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
”Të gjithë si njerëz të lirë në protestën më të madhe të bashkimit qytetar”. Në video-mesazhin e publikuar në facebook, Basha rendit të gjitha arsyet pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë. “Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua. Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ia vret dot kush të ardhmen”.
KOHA JONË SONDAZH

