Basha hermetik për takimin me zv/ambasadoren amerikane: Rama të largohet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u tregua hermetik lidhur me takimin që pati gjatë paradites me zv/ ambasadoren amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones.

“Nuk bëj asnjëherë komente as mbi deklaratat dhe as takimet periodike që kemi me partnerët strategjikë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Teksa  kryeministri Edi Rama nga “Porta a Porta” e quajti miku im, Basha thotë se populli ka folur dhe kryeministri është shkaktar i kësaj krizë të shumfishtë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars. Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes “339” dhe dosjes “184”. Natyrisht e di se nuk është në gjendje ta bëjë këtë sepse është pjesë e kësaj dosje. Ndaj zgjidhja kur të gjitha pushtetet janë të kapura mbetet në dorë të popullit. Populli do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij derisa të kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët”, deklaroi Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/405166576942752/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?