FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Laç: Banesat e dëmtuara duhet të vlerësohen

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka vizituar Laçin, ku gjithashtu dëmet e shkaktuara nga goditja e fuqishme e tërmetit, janë të mëdha. Ai ka takuar banorët në çadrat e ngritura pranë gjimnazit të qytetit, të cilët, sipas kreut të PD-së, i kanë treguar se ato nuk ishin të mjaftueshme dhe se në zonë nuk kishte shkuar asnjë specialist për të parë ndërtesat.

 

Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është një ditë, kur opozita e bashkuar duhet t’ju gjendet afër qytetarëve. Të japim kontribut dhe të gjendemi sa më afër njerëzve. Falënderoj për punën e tyre të palodhur mjekët, forcat e armatosura dhe policinë. Banesat që janë dëmtuar duhet të vlerësohen dhe të rikonstruktohen”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?