FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Korrupsioni, problemi kryesor për ekonominë e Shqipërisë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha vlerësoi si realist konstatimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është problemi kryesor që pengon investimet e huaja në Shqipëri. Në një reagim në Twitter Basha shprehet se “Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë”.

Kreu i opozitës bëri përgjegjëse qeverinë për pasojat e rënda të korrupsionit.  “I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin”,- tha Basha.

Shqipëria renditet e fundit në rajon për nga konkurrueshmëria rajonale. Raportet e fundit ndërkombëtare vazhdojnë vlerësimin negativ dhe me ulje për Shqipërinë, duke vënë në dukje paaftësinë e qeverisë për të krijuar klimën e duhur për të bërë biznes dhe për të hapur vende të reja pune.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?