Basha mbledh aleatët e PD një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR
Takime intensive janë duke u zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike.
Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët e tij opozitarë.
Mbledhja do të mbahet në seli rreth orës 19:00.
Opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar në vjeshtë.
Takimi me aleatët opozitarë vjen një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin për procesin e 30 qershorit, ku opozita vendosi të mos garojë me kandidatët e saj.
Një ditë më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.
Në një reagim në “Twitter”, kryedemokrati Basha tha se fokusi i bisedës me zyrtarin e lartë u përqendrua tek dhënia fund e pandëshkueshmerisë së politikanëve, rikthimin e sundimit të ligjit, por edhe forcimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

