FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha me të rinjtë në Shkodër: Të rrëzojmë modelin e qeverisjes me kriminelë

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, Basha përmendi edhe raportin e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilit situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë.

Sipas Bashës, kjo që po përjetojmë nuk ka të krahasuar as me periudhat më të errëta.

“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD-së tha se misioni i opozitës është të rrëzojë modelin e qeverisjes me krimin. “Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian”,- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri i opozitës nuk la pa përmendur as plagën e emigracionit tek të rinjtë. “Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, u shpreh kryedemokrati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?