Basha mes protestuesve ka një mesazh për Edi Ramën

Në fjalën e tij para mijëra shqiptarëve që protesojnë kundër Edi Ramës, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, ky është parlamenti i krimit dhe se pushteti i vërtetë i takon qytetarëve.

Sipas kryedemokratit, kjo qeveri dhe ky parlament duhet të largohet para se populli ti fshijë e ti marrë përpara.

Ai dha një mesazh për Edi Ramën:

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Mesazhi që kemi për Edi Ramën është se ti që i ke hequr bukën e gojës shqiptarëve, ti që i detyron të ikin, nuk mund ta bësh parlamentin rulot me rrota që ta lëvizësh sa andej-këndej. Le ta dëgjojë e gjithë Shqipëria, le ta dëgjojë e gjithë bota zërin evropian të qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi këtu për zgjedhjet e lira dhe jo për votat e blera për të mbrojtur Vangjush Dakon e Damian Gjiknurin. Jemi mbledhur sepse e dimë që ky vend i ka gjithçka për ti dhënë fëmijëve mundësinë të jetojnë në vendin e tyre. Ky është vend i bekuar nga Zoti. Ky është fundi i hajdutëve. Rama Ik’, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?