FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Mogherini më la porosi reformën në drejtësi

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është larguar herët në mëngjes nga Shqipëria, pasi ka mbyllur takimet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në orën 07.00 të mëngjesit.

Basha tha se reforma në drejtësi ishte një nga pikat e diskutimit me zonjën Mogherini. Ai tha se kjo reformë ka nevojë për dialog politik.

“Reforma në drejtësi është një proces jo një ligj që pret në Parlament. Që ky ligj të shndërrohet në amendamente kushtetuese dhe ligje lypset dialog politik. Kushtet për dialog politik kjo qeveri nuk i ka krijuar, përkundrazi ka investuar dhe investon për konfliktin politik. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit, bazuar mbi kriteret e Venecias”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha tha për gazetarët se për opozitën kushtet thelbësore për të dalë nga situata janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ai shoqërohej në takim nga deputetët Majlinda Bregu, Albiona Halimi, Gent Strazimiri dhe Aldo Bumçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?