Basha në Berat: Do çmontojmë bandën në pushtet
Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha po merr pjesë në aktivin e Partisë Demokratike të qarkut të Beratit, ku do të përçojë mesazhin e protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 25 maj në Tiranë.
Gjatë rrugës drejt Beratit, Basha është pritur nga qindra makina me fjamuj të Partisë Demokratike në rrugën kryesore që e kanë shoqëruar deri në hyrje të qytetit.
Basha gjatë një mesazhi drejtuar shqiptarëve në rrugën drejt Berati theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje me kriminelë më 30 qershor.
“Jemi këtu pak para hyrjes së qytetit të Beratit, ku do të kemi takim me qytetarët. Kjo është një hyrje e jashtëzakonshme në këtë qytet, me dhjetëra makina na presin. Këto qytetarë na japin mesazhin se luftojmë për liri e demokraci.
Kjo është zgjidhja më e mira për t’i thënë Ramës se zgjedhje me hajdutë dhe kriminelë nuk do të ketë. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Rruga është e mbushur plot e përplot me njerëz që po na përcjellin për në aktivitet”, tha Basha.
Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se ky është bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër krimit në qeverisje, kundër kriminelëve që kanë kapur zyrat e shtetit shqiptar. Ai tregoi sesi qytetarët beratas po e prisnin atë dhe donin ndryshimin e situatës në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

