Basha në Krujë, thirrje qytetarëve për në 16 Shkurt: Ta rrëzojmë këtë qeveri bandite!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takimet me qytetarët e Krujës për protestën 16 shkurtit.

“Edi Rama dhe kjo qeveri nuk janë produkt i vullnetit tuaj, por i kriminelëve. Ejani më 16 shkurt ta rrëzojmë këtë qeveri bandite”, kështu u është drejtuar ditën e sotme banorëve të Krujës kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD u prit nga banorë të Krujës me thirrjen “Rama ik”. Pasi u njoh edhe në këtë qytet me situatën e rëndë ekonomike të tyre, Basha tha se 1/3 e krutanëve janë larguar për faj të keqqeverisjes së Edi Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shembull më të mirë se Kruja për të folur për rezultat pozitiv të bashkimit, nuk ka. Të gjithë bashkë ju ftoj më 16 shkurt në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Krujë nuk pash një turist, një blerës të trokasë në dyqane. Ka vende me klimë shum më të keqe se Shqipëria, ku sezoni turistik nuk pushon 12 muaj në vit.

Ndërkohë që në Krujë mezi presin muajt e verës. Sezoni i kaluar ishte i mjeruar. Më thanë se 6-7 vite më parë, gjysma e klientelës ishte lokale, apo bashkëkombasin nga Kosova he diaspora. Gjysma të huaj si konsumatorë kryesorë.

Sot situata është krejt ndryshe. Jo vetëm që nuk ka turistë për 1/3 e popullsisë së Krujës ka ikjur, shumica prej tyre të rinj. Banda që sot qeveris shkaktare e kësaj situate”, u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2240301662909777/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?