Basha nga “Astiri”: Rama llumi më i madh, i ka ditët e numëruara

Gjatë protestës së sotme të banorëve të Astirit, që prej 127 ditësh ngrenë zërin kundër projektit shkatërrues të qeverisë dhe baskisë së Tiranës, ka folur edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama, ish ministrin Damian Gjiknurin dhe ish kreun e ARRSH, Afrim Qendro për një projekt e tender fantazëm vetëm për të çuar milionat në xhepat e njerëzve pranë qeverisë.

Basha falënderoi qytetarët për qëndresën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

ë ditën e 127-të të protestës, Basha u ndal te afera e projektit të  “Unazës së Madhe”. Basha tha  se pas projektit fshihet mafia.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qendresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë.

Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës.

Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.

Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën”, tha Basha.

LIVE - Në Unazën e Re 10.03.2019

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?