FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha nis vizitën në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot për një vizitë në SHBA. Zyra e Shtypit në PD njofton se Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane. Ai shoqërohet nga një delegacion që ka në përbërje deputetët Gent Strazimiri, Jorida Tabaku dhe Eduart Selami si dhe kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në SHBA përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Sfidat e Shqipërisë për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe shtetit të së drejtës si zbatimi i reformës së Dekriminalizimit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma në drejtësi do të jenë në qendër të axhendës së kreut të opozitës në SHBA. Por po kështu pritet që gjatë takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë të diskutohet edhe për qendrimet e Partisë Demokratike për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza dhe për programin dhe alternativeë qeverisëse të demokratëve”,- thuhet në njoftimin e  PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?