Basha nxjerr videon: Teatri, loja 200 milionë euro. Ja plani Rama-Veliaj-Mafia

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar çështjen e Teatrit Kombëtar një “lojë” 200 milionë euroshe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se hajduti psiqik Edi Rama nuk ka asnjë interes për teatrin e ri pa kulla.

Sipas tij, afera me teatrin është për kullat e për të futur në xhep plot 200 milionë euro. Mes të tjerash, kreu i PD publikon dhe një video, sipas të cilit përshkruhet plani Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Bashës

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.

Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?