FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Parlamenti, opozita nuk tërhiqet nga kauzat e saj

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të deputetëve demokrat në selinë blu, teksa kur u pyet nga gazetarët për skandalin “Panama Papers” nuk preferoi të japë asnjë koment për këtë çështje.

Ndërkohë sa i takon marrëdhënies me Parlamentin, Basha tha se do të vijohet me betejat e opozitës për dekriminalizimin, mandatet e dy deputetëve socialistë, si dhe funksionimin e punës së komisioneve hetimore.

“Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje, ku rendi kushtetues është i dhunuar. Vendi është futur në kushtet e xhunglës, dhunimi kushtetues i hapur dhe flagrant. Dy anëtarët e tjerë Suli e Leskaj kanë përfituar shuma të mëdha. Në favor të korrupsionit Rama ka treguar mungesën e gadishmërisë  si për serverin e  tatimeve. Nesër opozita do të insistojë në kalimin e amendamentit funskionimin e komsiioneve hetimore, heqja e pranisë së deputetit Prenga dhe funksionimit të dekriminalzimit. Deputetët që janë të dënuar dhe ën proces skanë vend në seancën parlamentare”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?