Basha përgjigjet indirekt ambasadës SHBA: Nuk ka demokraci më të madhe se ajo amerikane!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli sot pas mbledhjes së kryesisë së partisë.
Ai u shpreh se u vendos unanimisht për djegien e mandateve. “Mbledhja sapo përfundoi! Më votë unanime u miratua vendimi për djegien e mandateve.
Nuk komentoj kurrë deklaratat e përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua ta them qartë dhe shkoqur që për PD-në dhe për mua nuk ka demokraci më të madhe se ajo ame
I pyetur nëse kishte një qëndrim lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA për djegien mandateve, Basha u përgjigj me një shprehje të ish- Presidenti, Abraham Lincoln për demokracinë.
Përgjigja e Bashës
Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë, por dua t’jua them fare qartë: për PD dhe për mua, personalisht, nuk ka frymëzim më të madh sesa SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti, mes galerisë së personaliteteve që kanë dhënë kaq shumë në altarin e demokracisë amerikane, veçoj presidentin Lincoln. Dhe dua ta citoj, ndjesë se citimi duhet bërë fjalë për fjalë, po aq sa më kujtohet nga fjalimi i tij në Gettysburg.
“That we we here highly resolve that these dead shall not have died in vain – that this nation, under God, shall have a new birth of freedom – and that government of the people, by the people, for the people, shall not perish from the earth”.
Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin.
Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka.
Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti e bekoftë Amerikën!
KOHA JONË SONDAZH

