Basha: Pesë kërkesat e turizmit që duhen mbështetur

Kryetari i Partisë Demokratik, Lulzim Basha, ka pritur në një takim këtë të martë drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i demokratëve thotë se Presidenti i shoqatës, Enver Mehmeti, kryetari i sektorit të hoteleve, Zak Topuzi dhe kryetari i Sektorit të Agjencive Turistike, Sokol Hoxha, i shprehën shqetësimin për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.

“Sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit”, shkruan Basha.

Sipas Bashës deri më tani, asnjë prej operatorëve nuk ka përfituar mbështetje për pagën e punonjësve dhe nuk kanë përfituar as nga garancitë sovrane. Prandaj Basha thotë se është në mbështetje të kërkesave të Shoqatës së Turizmit dhe i kërkon qeverisë të marrë në konsideratë sa më parë ndihmën financiare, subvencionimin e plotë, likuiditetin, anulimin e detyrimeve tatimore dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit për të ndihmuar këtë sektor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe i kërkojmë qeverisë ti marrë ato në konsideratë sa më parë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Të garantohet ndihma financiare me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve.

2.Të jepet subvencionim i plotë dhe në kohë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore.

3.Të sigurohet likuiditeti përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

4.Të anulohen/shtyhen detyrimet tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht si në kohë “normale”.

5.Të bashkëpunohet ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera fqinje, për të garantuar flukse të ndërsjellta turistësh dhe shtuar mundësitë për turizmin shqiptar”, thotë Basha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?