Basha: Rama ka marrë fund në të gjitha kancelaritë e Perëndimit

Në një ndërhyrje live për emisionin Opinion, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se, Edi Rama ka rënë para kancelarive perëndimore dhe para qytetarëve shqiptarë.

“Nuk mund të mos dënoj veglat qorre në televizione, siç është emisioni sot. Të cilët janë përpjekur për të përhapur panik për ditën e nesërme. Dua ti them qytetarëve, injorojini veglat qorre. Ata paguhen me paratë që vidhen nga ju. Ato kanë vetëm një qëllim: ti shërbejnë vetëm propagandës së qeverisë. Rrëzimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë në të gjitha kancelaritë e Perëndimit, siç ka rënë edhe para qytetarëve shqiptarë të ndershëm, demokratë e socialistë”, u shpreh Basha.

Sipas kreut të opozitës, këtij regjimi i ka ardhur fundi, ndërsa shtoi se më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?