Basha: Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzon Kryeministrin Edi Rama, se kërcënon studentët me humbjen e vitit të ri shkollor.

Ai vlerëson shembullin e tyre, ndërsa thotë se viti shkollor nuk do të humbasë dhe për këtë jep garancinë e opozitës.

Sipas kreut të PD, kauza e studentëve është e drejtë, ndaj thotë se në 16 shkurt, në protestën e thirrur nga opozita, të gjithë shqiptarët do jenë me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kapur nga paniku Rama kërcënon studentët me humbjen e vitit shkollor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me mirënjohje për shembullin e tyre, opozita i siguron studentët që viti akademik nuk do të humbasë duke ju bërë thirrje të mos kenë frikë. Kauza e tyre është e drejtë! Mbarë shoqëria është me ta! 16 shkurt”, shkruan Basha mëngjesin e kësaj të hëne.

Basha Twitter

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?