FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Rama u kërcënua me video, nxorri nga burgu kriminelin

Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi sot me studentët në qytetin e Korçës, zbuloi disa detaje të reja lidhur me “Dosjen 339”.  Basha është shprehur se tani nuk kemi të bëjmë me çështje fjalësh por me çështje dosjesh.

“Tani nuk është më çështje fjalësh, por është çështje dosjesh.

E ka ‘Dosja 339’ se si i mori votat. E ke Vangjush Dakon në telefon me Avdylajt, i ke drejtues të lartë socialistë në telefon me bandat kudo. Me këta i morën, me kriminelët. Me banda morën votat. Mbushën kutitë e votimit, jo thjesht blenë vota’, theksoi kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një anëtar i bandës së Shijakut u arrestua me kërkesë të gjermanëve dhe i tha Vangjush Dakos më nxirr brenda 24 orëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vangjushi nuk i shkoi dhe çfarë bëri? I çoi një video i tha Edi Ramës. Ja ku e ke videon ku unë jam duke mbushur numrin 2 për ty. Qindra fletë votimi. O më nxirr nga burgu ose përndryshe këtë video ta botova.

Çfarë bëri Edi Rama? E nxori nga burgu’, deklaroi kreu i PD-së në Korçë”– u shpreh kryedemokrati Basha nga qyteti i Korçës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?