FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Shullazi dhe Dajti presin në qeli politikanë

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë prezantimit të platformës, për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore bën një deklaratë të fortë, tha se anëtarë të bandës së Shullazit dhe Dritan Dajtit. presin në qelitë e tyre politikanë dhe kriminelë ndërkombëtar.

“Në Tiranë janë bandat nga Shullazi te Dritan Dajti, që diktojnë vendimet politike dhe presin nga qelitë e burgut politikanë dhe kolegët e tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare, ky është fakt”, u shpreh Basha, i cili renditi bandat e lidhura me qeverinë në qarqet kryesore në vend.

”Grupi kriminal Bajri në Shkodër, u kthyen në punëtorë elektoral për PS. Përgjimet tregojnë se flasin me politikanët. Në Elbasan e njëjta gjë, nga Çeljat te Sanxhaktarët me shokë, te Taulant Balla Qazim Sejdini. Në Durrës janë bandat e Lulzim Berishës, kontrollojnë qeverisjen vendore. Në Vlorë nga banda e Habiljave te ajo e Xhafës që kontrollon detin e tokat. Në Dibër Ymer Lala Në Korcë është Rragami”, tha kryedemokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?