Basha: S’ka hapje negociatash, përgjegjësi i vetëm është kryehajduti
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka folur për hapjen e negociatave të vendit me BE-në por ndërkohë i ka dhënë edhe një paralajmërim të fortë qeverisë. “Ne e kemi fare të qartë se pse e rrëzuat vetingun në politikë”,-tha Basha.
”Duhet ta kini fare të qartë se as Shqipëria dhe as Evropa nuk do t’ju lejonë ta vazhdoni më tej këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë. Nuk do të ketë hapje negociatash për Shqipërinë në qershor dhe përgjegjësi i vetëm për këtë është kryehajduti që është ulur në atë karrike me votën e krimit. Kjo është faturë e rëndë për vendin. Nuk kemi pse ta paguajmë këtë faturë. Thirrni mendjes. Dëgjojini edhe socialistët e ndershëm, të harruarit, sepse rrini Jepini rrugë politikë, zgjidheni politikisht këtë këtë krizë, sepse më 16 shkurt shqiptarët do ta marrin fatin e tyre në dorë duke nisur me spastrimin e saj nga shërbëtorët e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë”,-tha Basha.
KOHA JONË SONDAZH

