FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha takim me ambasadorin e Austrisë në selinë blu

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler ka mbërritur në selinë blu për të zhvilluar një takim me kryetarin Lulzim Basha. Takimi pritet të nisë sapo Basha të përfundojë bisedimet me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën.

Pas takimeve, Basha do të dalë në një konferencë për mediat. Vjeshta pritet të jetë një sezon i rëndësishëm për Shqipërinë për shkak se parashikohet të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë dhe të rikthehen në funksion gjykatat. Gjithashtu, në muajin tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj, kanë djegur mandatet e deputetëve dhe nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?