Basha takime në Berat: Pas çdo barcaleta të Ramës, fshihet një super-vjedhje

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve të tij në qytetin e Beratit dhe urës vajgurore, ndërsa ka qytetarët ti bashkohen protestës së 16 marsit për largimin e Ramës. Si një përgjigje ndaj kritikave të ndërkombëtarëve, Basha gjatë fjalës së tij theksoi se në Evropë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin.

Basha: Kush nga shqiptarët do të vazhdojë me barcaleta dhe hajdutëri se pas çdo barcalete fshihen dhjetëra milionë euro që Edi Rama u vjedh shqiptarëve ja ku e ka hajdutin që sillet si klloun. Nuk është klloun, është hajdut i maskuar si klloun.

Gjatë takimeve, Basha ka theksuar Rama ka ndërtuar një sistem, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë ua jep 5 oligarkëve afër tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Protesta bëhet që ju të jeni zotër të shtëpisë tuaj dhe jo kriminelët dhe hajdutët. Sot në shtëpinë tuaj nuk vendosni më ju, vendosi mjerimi që ka mbjellë Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha tha se përballë qeverisë që sipas tij është peng e krimit qëndron alternative e opozitës me taksa të ulëta dhe politika serioze për ekonomi të fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?