Basha takon sot Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Të premten është paralajmëruar se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të marrë vendim për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë një ditë më parë situata u tensionua pasi Bashkia e Tiranës vendosi një letër te godina e TK, ku theksonte se është pronë e saj.

Në këtë situatë të krijuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në mbështetje të kauzës. Ndërkohë mësohet se kryetari i opozitës, Lulzim Basha do i presë përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin Kombëtar në një takim sot në orën 16:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve që po mbrojnë godinën si një vlerë kulturore e rëndësishme për qytetin dhe vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?