Basha thirrje policisë: Mos lejoni arratisjen e Edi Ramës!
Gjatë fjalimit të tij të fortë përpara protestuesve te sheshi i parlamentit të kyçur, i cili u transmetua live edhe nga agjenci prestigjioze të huaja, kreu i opozitës Lulzim Basha ka lëshuar edhe një thirrje të pazakontë ndaj policisë.
“U bëj thirrje policëve të mos lejojnë Ramën të largohet, nga kufijtë e vendit”, deklaroi Basha përpara se të niste rrugëtimin për dorëzimin e mandateve në bllok në selinë e Kuvendit.
Më herët Basha në fjalën e tij tha se, largimi i Ramës si kryeministër është vetëm fillimi i fundit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

