FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha thumbon prezencën e OSBE-së në Tiranë: Ja për çfarë pres përgjigje

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka thumbuar prezencën e OSBE-së në Tiranë, duke thënë se nuk është shprehur për raportin final të publikuar nga OSBE-ODIHR për 30 qershorin dhe për çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejte me mandatin e saj.

Basha tha se prezenca e OSBE-së në Tiranë nuk ka folur as për tre kryebashkiakët e akuzuar nga opozita si të dënuar për vepra penale.

“Ne u kthemi dhënë një përgjigje komunitetit ndërkombëtar dhe për fat të keq, një përgjigje negative ka ardhur nga Edi Rama me alibinë se do përgjigjej pas 30 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk jemi ne pengesa për një proces transparent, parimor dhe gjithëpërfshirës të krizës, por është Edi Rama që s’mund të fshihet pas letrave publike apo letrave që çon me Damian Gjiknurin, pavarësisht se kushdo tjetër që firmos ato letra duhet të analizojë përgjegjësinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon OSBE-së në Tiranë pres akoma që OSBE-ODIHR të shprehet për raportin e OSBE-ODHIR, pres akoma të shprehet për tre kryebashkiakët me rekorde kriminale.

Pres të shprehet për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjit. Mendoj që këto janë të rëndësishme që shqiptarët ti dëgjojnë. Nuk kemi dëgjuar asnjë nga OSBE-ja, edhe pse janë çështje që kanë të bëjnë me mandatin e drejtpërdrejte të OSBE-së”, ka thënë Basha./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?