FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha uron besimtarët myslimanë: Mbizotëroftë në familjet tuaja gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë!

Kreui PD-së, Lulzim Basha i ka uruar festën e Kurban Bajramit Besimtarëve myslimanë. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha nënvizon se gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë të ekzistojë për të gjithë shqiptarët.

Urimi i Lulzim Bashës:

“Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju uroj nga zemra Gëzuar për shumë vjet festën e Kurban Bajramit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakrificat dhe lutjet tuaja qofshin të pranuara! Në familjet tuaja mbizotëroftë gëzimi, paqja dhe shpresa për një Shqipëri të drejtë e të begatë për të gjithë shqiptarët!

Tradita juaj e ndarjes së të mirave me të afërmit dhe fqinjët në nevojë është shenjë e madhe e përgjegjësisë që ju ndjeni ndaj vendit.

Zoti ju bekoftë juve dhe familjeve tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?