FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha uron presidentin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Republikës së Kosovës,zotit Hashim Thaçi.

Mesazhi i plotë i Bashës

“I nderuar President i zgjedhur i Republikës së Kosovës, I dashur Hashim,

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rastin e votimit tuaj nga Kuvendi i Kosovës në detyrën e lartë të kreut të shtetit, kam kënaqësinë t’ju përcjell përgëzimet dhe urimet e mia dhe të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja juaj si Presidenti i katërt i Republikës së Kosovës është kurorëzim i suksesshëm i historisë dhe kontributit tuaj politik për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e Kosovës tonë të shtrenjtë.

Shpreh bindjen se në lartësinë e besimit që ju morët, do të kontribuoni në ecjen përpara të Kosovës në rrugën e integrimit euro-atlantik, konsolidimin e fuqizimin e shtetit demokratik të së drejtës si dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Më lejoni që bashkë me konsideratën më të lartë t’ju uroj punë të mbarë dhe t’ju rikonfirmoj vullnetin tim dhe të Partise Demokratike për bashkëpunim të mëtejshëm me ju, institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj për realizimin e aspiratave të përbashkëta kombëtare.

Përzemërsisht, Lulzim Basha”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?