FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Zgjedhjet e 2017-ës, me votim elektronik

Në përfundim të takimit të kreut të PD, Basha me partitë opozitare, lideri i opozitës tha se tre ishin shtyllat për të cilat foli e djathta e bashkuar. Nevoja për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, forcimi i përfaqësimit parlamentar, si dhe platoforma ekonomike e PD.

Basha tha gjithashtu se në vitin e ardhshëm zgjedhjet do duhet të zhvillohen me votim elektronik.

Kryedemokrati shtoi se është e nevojshme që të ketë një transparencë të plotë në fushatat elektorale dhe ndalimin me çdo kusht të përdorimit të parasë publike për interesat partiake në kohë zgjedhjesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Numërimi elektronik është një realitet ligjor që duhet përgatitur për vitin e ardhshëm. E dyta kja të bëjë me sistemin, ku është diskutuar në një frymë të hapur për t’i dhënë fund këtij hendeku të tmerrshëm të realitetit, një vendi të mbushur me të varfër dhe një parlamenti të mbushur me banditë…. u diskutuan një sërë opsionesh përfshi që nga korrektimi proporcional e deri tek krijimi i sistemit bikameral.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së treti, kemi diskutuar për cështjen e platformës opozitare, për t’u dhënë shqiptarëve një ekonomi që i pasuron dhe jo një ekonomi që i vjedh dhe pasuron oligarkët”, – tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?