Basir Çollaku: Plumba biznesmenit të rëndësishëm. Reagon policia: Nuk ka asgjë të vertetë!
Eshtë një përpjekje e përseritur kanosje serioze ndaj biznesmenit, ku disa muaj me parë është qëlluar me armë në një nga bizneset e tij dhe ky lajm ka mbetur në heshtje.
Një tjetër biznesmen u qëllua dy vjet me parë po në kryeqytet, duke shpetuar mrekullisht nga rreziku ekstrem për jetën.
Siguria ekonomike dhe e rendit ka prekur fundin. Dy vjet me parë ishte Mitri Fadii biznesmeni jordanezo-amerikan që do të investonte 2 miliardë dollarë në Durrës, por u dhunua agresivisht dhe iku horizontalisht jashtë nga Shqipëria. Me sa duket tavolina e Nusretit dhe ortaket e 313-es, janë duke ndarë investimet e reja dhe armët janë mjetet e komunikimit, kur mosmarrëveshjet tensionohen..
Biznesmenët ortakë dhe klientë të qeverisë në pesë vitet e fundit janë ndeshur me kërcenime gjobash të majme dhe kërkesa për të përfshirë ustallare të rinjë si aksionerë në bizneset e tyre. Policia dhe prokuroria me sa duket janë në pafuqi për të ndërhyrë në këto negociata armesh, se ndihen të pafuqishem nga fuqia e krimit.
Shënim i redaksisë KOHA JONE:
Në lidhje me lajmin e gazetarit investigues Basir Çollaku redaksia u interesua pranë Policisë së Shtetit për të mësuar emrin e biznesmenit, por policia tha se nuk ka asnjë ngjarje të tillë. Pra e përgenjështrojnë, nuk ka asnjë ndodhi me ndonjë biznesmen.
KOHA JONË SONDAZH

