FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE do vendosë viza për amerikanët në vitin 2021

Bashkimi Europian do të rivendosë sistemin e vizave për qytetarët amerikanë duke filluar nga viti 2021.BE ka njoftuar se amerikanët do të kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në zonën Shengen, sipas Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të njohur shkurtimisht si ETIAS.

Gjithsesi, duhet thënë se bëhet fjalë për një proces shumë më të lehtësuar vizash, ku kërkesa bëhet paraprakisht online dhe shtetasve amerikanë do t’u kërkohet një pasaportë e vlefshme, një adresë elektronike dhe një kartë debiti ose krediti.

Këto viza do të jenë të vlefshme për tre vite dhe i lejojnë amerikanëve të udhëtojnë ku të duan brenda zonës Shengen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?