Berisha akuzon:Klemend Balili i Sarandës është njeriu i Kokëdhimës
Sali Berisha thotë se Klemend Balili, i kërkuar nga drejtësia greke nën dyshimin se është kreu i një grupi të madh narkotrafikantësh, është njeriu i Koço Kokëdhimës në Sarandë. “E di e gjithë Saranda që ai është sivëllau i Kokëdhimës. Dhe si i tillë ai është sivëllau i Ramës”, deklaroi ish –kryeministri në parlament.
Klemend Balili mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe sipas Berishës ai është emëruar në këtë post me mbështetjen e Koço Kokëdhimës, i akuzuar disa herë për punësimet e militantëve dhe të njerëzve të afërt me të në administratën publike.
Por mesohet se para pak minutash drejtori Balili eshte shkarkuar nga detyra. Policia po heton ndaj rastit ne fjale.

