FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha do lërë mandatin? Meta: Mos më detyroni të bëj ndonjë hata edhe unë!

Pas votimit të akteve nënligjore për dekriminalizimin, kryeparlamentari Ilir Meta ka folur për mediat. Ai vlerësoi konsensusin, ndërsa tha se ligji do të hyjë në fuqi shumë shpejt.

Meta ndërkohë ka bërë humor me deklaratat e Berishës se opozita do të bëjë më shumë se bojkot dhe ai mund të lërë mandatin. “Mbase e keni keqkuptuar, mbase ka ndonjë shërbim jashtë vendit. Nuk besoj se ka dashur të thotë bojkot.

Largimi i Berishës do të ishte humbje e madhe, pasi ai mban opozitën e bashkuar, madje edhe ne. Mos më detyroni të them që po la doktori mandatin të bëj edhe unë ndonjë hata”,- tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?