FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Grabitja në Rinas, vepër e bandës qeveritare

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në sallën e kuvendit se vjedhja në Rinas nuk është një çështje ordinere, por e lidhur me qeverinë. Sipas tij shuma e parave të vjedhura nuk është 1 milion euro por 20 herë më shumë.

“Janë nisur nga bankat rreth 115 kilogram euro që janë rreth 30 milion euro. Nën 20 milion euro nuk transporton asnjë avion. Se dhe ai ka problemet e veta që nga shkarkimi deri në destinacion. 85 kilogram janë shkarkuar pa asnjë problem. Pjesa tjetër u grabit që llogaritet në 20 milion euro” – tha Berisha.

“Kjo nuk është vepër e një bande ordinere. Kjo është vepër e një bande zyrtare qeveritare. U thatë shqiptarë qe u vodh 1 milion. U thatë shqiptarëve se u nuk kemi punë me aeroportin. Po si ka mundësi dy vjedhjet më të mëdha u bënë me kompanitë e partisë. Se vjedhja e parë ishte në duart e kompanisë Gjici. Gjici është një nga përfituesit kryesorë të tenderave të qeverisë. Pas tij vjen Nazeri”- tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?