FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Kam zero ndikim në hartimin e listave të kandidatëve të PD

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë lloj ndikimi në bërjen e listave të kandidatëve të PD-së.

“Unë ju garantoj se kam zero ndikim në lista. Unë nuk veproj kurrë ndryshe nga ajo që deklaroj. Nuk jam përzier dhe nuk më është ofruar mundësia që të marr pjesë na hartimn e listave. E kam një specifikë unë.

Listat nuk mund të jenë ato që unë dua se unë e kam dorëzuar kryetarllëkun. Lista do të jenë ato që do kryesia dhe statusi i partisë. Në këtë aspekt nuk jam implikuar as para 4 vitesh dhe as sot për listat”,- tha Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha shtoi se lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision, por 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nga PD-ja pres listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve, sepse tashmë janë bërë publike prej kohësh propozimet. Kryesia do të vendosë sonte, midis 320 kandidatura për ata që mendon se do të jenë më të mirët për betejën e zgjedhjeve. Në dijeninë time vendimi i parë është marrë nga komisioni i përzgjedhjet së kandidaturave dhe vendimi përfundimtar merret nga kryesia e partisë. Komisioni përzgjedhës është respektuar dhe do të respektohet. Lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision. Po 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit”, – tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?