Berisha: Me Metën në opozitë kundër Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me përfaqësues të shoqatave të biznesit të vogël dhe të mesëm, në një prononcim për mediat u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur nëse do të bëjë opozitë së bashku me Metën pasi të përfundojë mandatin në Presidencë, Berisha është përgjigjur se asgjë nuk i pengon në betejën kundër kryeministrit Edi Rama.
Pyetje: Pasi zoti Meta të lerë presidencën a do të bëni së bashku opozita?
Berisha: Pa diskutim. Ajo është normal nëse kemi diferenca të tilla asgjë nuk na pengon ne betejën kundër Ramës
I pyetur nëse i druhet një tradhtie të Ilir Metës, Berisha u përgjigj prere. “Jo”.
Pyetje: Meta nuk e ka mohuar dhe as pohuar bashkëpunimin e Ramën, a i druheni një tradhtie?
Berisha: Jo nuk i druhem asnjë tradhtia
KOHA JONË SONDAZH

