Berisha nga protesta: Rama, monstër e pluralizmit, do ketë një fat tërësisht të merituar
Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha në bulevardin para Kryeministrisë, në një prononcim për mediat ka dalë edhe ish0-kryeministri Sali Berisha.
I pyetur rreth një informacioni që po qarkullon në media aktualisht, se Edi Rama ka pranuar dorëheqjen, Berisha teksa e anashkaloi këtë informacion, deklaroi se Rama është një monstër e pluralizmit politik, ku fatin do ta ketë plotësisht të merituar.
“Rama është një monstër e pluralizmit politik që do të pësojë një fat që meriton plotësisht, që meritojnë plotësisht monstrat e pluralizimit”, tha ai.
Berisha tha se Rama është një kufomë politike e pa kallur që shumë shpejt do të kallet.
KOHA JONË SONDAZH

