Berisha: Nuk do ketë më marrëveshje si “18 maji” me Edi Ramën

I ftuar në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ish kryeministri Sali Berisha komentoi ndër të tjera edhe marrëveshjen e shumë të përfolur të 18 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Sipas tij, ajo marrëveshje ka vdekur tashmë dhe se nuk mund të ketë zgedhje të lira me Ramën kryeministër.

“Nuk ka njeri që mund të thotë se me Ramën mund të bëhen zgjedhje. Nuk jam autor i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetës i saj. Marrëveshja ka vdekur. Basha ia ka bërë të ditur. Ajo nuk kthehet pa ikur Edi Rama. Një ”marrëveshje 2” do të varroste plotësisht procesin zgjedhor. Qëllimi i saj nuk ishte asgjë tjetër, veçse që shqiptarët të votonin të lirë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bisedës në studion e ABC, Berisha u bëri thirrje vlonjatëve që në rast se Rama shkon në Vlorë, ta kthejnë me forcë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ftoj Ramën në rradhë të parë që të qëndrojë në zyrë. U bëj thirrje vlonjatëve që ta kthejnë në Tiranë.

Duke folur për qeverinë tranzitore, Berisha tha se misioni i saj kryesor është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe zbardhjen e plotë të dosjes 339. Nuk mund të pranohet qeveri me kryeministër socialist.

Lulzim Basha nuk do ta bëntë më kurrë atë marrëveshje me Edi Ramën. Kjo opozitë duhet të zgjidhë me cdo çmim problemin e votës së lirë në këtë vend.

Berisha theksoi se Edi Rama faktoi se nuk bën zgjedhje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?