FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Përgjimin drejtori ia dha Tahirit, ky ja dha Ramës, Rama ia dha Tomës

Duke iu referuar çështjes së përgjimeve të Kreut të Kuvendit Ilir Meta, Berisha deklaron nga studio e Emisionit “Studio e Hapur” se është ish-Prokurorja Ina Rama ajo që ka realizuar përgjimin dhe se Kryeministri ka qënë në dijeni.

Sipas Berishës, Ina Rama theu ligjin për këtë sepse ajo duhet t’i kërkonte më parë autorizim Kryetares së Kuvendit.

Berisha shprehet edhe për një skemë të mundshme se si ka qarkulluar ky përgjim në duart e funksionarëve të lartë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Del një rregjistrim i vitit 2008 i bërë nga Ina Rama. Atë nuk e bënte dot asnjë prokuror tjetër veç Ina Ramës. E rregjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës. Historia e përgjimit është se një person që sot është drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirir ia dha Tahirit, ky ja dha Ramës, Rama ia dha Tomës”, ka thënë Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?