FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Rama po e shkatërron universitetin e Tiranës, sepse privatët ia sjellin eurot me çanta në zyrë

Ish-Kryeministri Sali Berisha është përplasur me kreun e qeverisë, Edi Ramën në Kuvend për ligjin e Arsimit të Lartë dhe e  ka akuzuar se Rama merr para me çanta për favoret që iu bën universiteteve private duke shkatërruar Universitetin Publik të Tiranës.

Injorantët këtu pas meje nuk dinë as ta lexojnë Pizën. Këta nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me arsimin, shkollën, inteligjencën. Me një urrejtje patologjike teatrore është vërsulur këto ditë kundër universiteteve. A e dini se me atë ligj që ky mburret ka vendosur për fëmijët tuaj tarifat më të larta të kontinentit europian, deri në 7 herë më të larta se në çdo vend tjetër, përjashtuar këtu Britania e Madhe.

A e dini se me ligjin që bëni, paratë e taksave tuaja jua kalon universiteve që i sjellin me çanta, eurot në zyrë? Ka 5 vite që ka ndaluar doktoraturat në universitete publike dhe ato vazhdojnë pa asnjë ligj në universitete private vetëm se mbajnë me 8 mijë euro për copë në universitetet e klientelës?!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?