Berisha: Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, duke paralajmëruar se shqiptarët kanë edhe data zvarritje, në referencë të datës 20 Shkurt që shënon përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
“Kujto 20 Shkurtin dhe ik përpara. Edi Rama nuk ka më absolutisht asnjë hapësirë, asnjë shpresë. Policia i shurdhoi qytetarët dhe prandaj morën ato veprime për të çliruar veshët e tyre. Policia i provokoi qytetarët, e shikoi gjithë bota. Policia e çau vetë kordonin. Edi Rama të firmosë dorëheqjen, më mirë të mos ia lejë ditëve të tjera që do të jenë të neveritshme për të. Protestuesit i thanë Ramës se nuk ke të ardhme, dhe i bindur të jetë se ditët do t’i ketë të numëruara. Ik më mirë, se shqiptarët kanë edhe një ditë zvarritje në histori. E kanë edhe ditën e zvarritjes.”
Berisha tha se sheshet dhe rrugët janë plot. “Uroj që Edi Rama të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, të dalë në darkë me deklaratën e dorëheqjes, shqiptarët kanë data të tjera.”
I pyetur nëse beson se kjo dot ë ndodhë, Berisha tha: “jo absolutisht, unë i bëj thirrje për zgjidhje politike, por ai është një paranojak, i cili nuk mund të gjejë arsye në kokën e tij ndonjëherë, por shqiptarët do t’ia tregojnë. E patë sot, e bënë çika pushtetin e tij, ku është? Ku është?”.
- Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve, lëndohet një gazetar
- Gazi lotsjellës, protestuesi humb ndjenjat, gazetarja në vështirësi
- Autoblinda dhe tela me gjemba, policia rrethon Kryeministrinë (FOTO)
- Opozita protestë para Kryeministrisë, Rama provokon nga Vlora
- Deutsche Welle: Protestë masive e opozitës për rënien e qeverisë Rama
- Deputetja e PS fyen protestuesit: Këta nuk kanë asnjë lidhje me qytetërimin
- Basha mbërrin pranë selisë së PD: Protestuesit nuk i ndal asgjë
- Provokon Rama, nis takimin në Vlorë në të njëjtën orë me protestën e opozitës
- Mesazhet e zgjedhura nga mbështetësit e opozitës
- Rama si Maduro, të rinjtë e PD ironizojnë me “meme”
- Zëri i Amerikës transmeton live protestën e opozitës, “bojkoton” Ramën në Vlorë
- PD: Momenti kur policia tërhiqet qëllimisht
KOHA JONË SONDAZH

