FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Shkarkimi i mjekut, akt primitiv i Edi Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka dënuar me forcë dhe e ka konsideruar si hakmarrje të patër politike, shkarkimin për kritika dhe opinione, të mjekut Ilir Allkja, i cili deri më sot ka qënë në frontin e përballjes me Covid-19 në QSUT.

“Edvin Kristaq Urrejtja zgjodhi pragun e Vitit të Ri për të shfryrë hakmarrjen e tij primitive ndaj mjekut të njohur Ilir Allkja me kontribute të mëdha në vijën e parë në ndihmën e të sëmurëve gjatë pandemisë, – thotë Berisha në një postim në Facebook.
Ish-kryeministri e cilëson shkarkimin e mjekut si një akt primitiv që synon të trembë mjekët.

“Edvini përsëriti kështu ndëshkimet e etërve të tij mizorë, të kundërshtarëve politikë, për agjitacion dhe propagandë. Ai e ndërmori këtë akt primitiv vetëm për faktin se Dr. Ilir Allkja, me guxim demaskoi mashtrimet, manipulimet e vjedhjet e Edvinit, të ndrikull Hajnisë, të Jotit të tyre, gjatë pandemisë si dhe çorganizimin në sistemin shëndetësor.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt hakmarrës politik të Edvin Kristaq Urrejtjes dhe kërkoj kthimin e menjëhershëm në punë të Dr. Ilir Allkjas,” përfundon Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?