Berisha: Shqipëria rrezikon çeljen e negociatave për herë të tretë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, tha se Shqipërisë rrezikon të mos i hapen negociatat sërish, ndërsa e konsideron qeverinë aktuale si regjimin më të keq të lidhur me krimin.

Gjërat e mëdha sigurisht, në varësi nga lidhjet ndaj dhe bashkojnë. Shqiptarët janë sot para disa momenteve krruciale dhe historike. Në Shqipëri, shqiptarët ndodhen para mbylljes së tretë të dyerve për hapjen e negociatave me BE, sepse këtu regjimi i kakistokracisë (më i keqi) është bërë famoz në botë si regjimi i trafiqeve, me trafiqet, për trafiqet. Kur ti emëron ministrin e Brendshëm dhe del i lidhur me bandat dhe vazhdon me zëvendësin e tij me vëlla trafikant ndërkombëtar dhe ke në krye të grupit parlamentar një njeri me 5 emra i cili ka bërë 58 rrugë me Edmond Begon. Njerëzit që janë të lidhur nuk kanë atdhe. Ata shesin çdo gjë. Ata kanë shpirt vetëm trafiqet dhe përfitimet nga krimi. Ata vijnë nga krimi. Me Edi Ramën dhe grupin e tij. Merr pak lidhjet e tmerrshme që po dalin tani me bandat. Regjistrimet e publikuara në Zërin e Amerikës dëshmojnë se bankat morën zgjedhjet në Shkodër, Durrës, në Lezhë, në Peshkopi”– tha Berisha.

Berisha: Rama i jep 100 mijë dollarë bursë djalit të gazetarit që i nxori dosjen

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kryeministri Sali Berisha  tha se kryeministri Edi Rama i jep bursë 100 mijë dollarë djalit të gazetarit që sipas tij, i ka nxjerrë dosjen gjyqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtij që i ka botuar dosjen, këtij ia dërgon fëmijën me 100 mijë dollarë bursë ekselente. I larguar nga universiteti i Vjenës për problematika serioze. Unë nuk mund ta pranoj që paratë publike të jepen në këtë mënyrë se merret peng ai. 

Ky e mban peng Edi Ramën. Lexoje pak çfarë thotë në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze. Thotë që dosjen ma ka dhënë Sali Berisha. Pranon që i ka botuar dosjen, pranon që dosja është në Gjykatë dhe i thotë të birit për të cilin unë kam absolutisht respekt. 

Është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për t’u viktimizuar. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai. Nuk ia kam thënë për shkak të të birit”– theksoi Berisha.

Berisha: Rama ka probleme. Sa herë vihet në akuzë, kalon në fyerje personale

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi debatin e ashpër të së enjtes së kaluar në Kuvend mes tij dhe pasardhësit të  tij në Kryeministri, Edi Rama.

“Jeta ime si mjek ka qenë jetë psikologu. E tërë jeta e mjekut është jeta e një psikologu dhe vetvetishëm psikologjia është një pasion. Tani të vijmë tek gjuha. 

Në mënyrë absolute kemi të bëjmë me një person të dezekuilibruar. I bëra një pyetje që do t’ia bënte çdo qytetari të këtij vendi pasi zonja e tij në konflikt flagrant interesi u emërua anëtare e bordit të Abi Bank, një muaj pasi zt.Ballta, me vendim të burrit të zonjës Rama u emërua anëtar i bordit të ADA-s. Ky e emëroi atë anëtar të ADA-s, ky tjetri emëroi zonjën Basha në bord. 

Në mënyrë absolute asnjë fyerje. I kam thënë nëse zonja Rama ka opsione apo aksione në ABI Bank. Opsionet dhe aksionet janë tituj financiar. Çfarë fyerje kishte këtu?

Mora si përgjigje një përgjigje të një njeriu që u shfazua në mënyrë të pabesueshme.

I përmenda unë gjë djalin? Gjyqin me të atin? I përmenda pasi i përmendi. Zotëria sa herë që vjedh dhe kapet duke vjedhur me tendera vjen aty dhe kërkon llogari më ke sulmuar djalin dhe babain”- tha Berisha.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/320218418620911/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?