Berisha sulmon Bardhin dhe Alibeajn: I shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar demokratët Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, teksa ka thënë se të dy i shërbejnë Kryeministrit Edi Rama.
Në një konferencë për mediat, ditën e sotme, Berisha u pyet se a janë të vërteta akuzat e Bardhit që ish-kryeministri ka urdhëruar deputetet që të mos firmosin për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.
Në përgjigjen e tij, Berisha tha:
Të besosh trillimet e Gazment Bashës është njëlloj si të besosh Lulzim Bashën. Njëlloj. Asnjë iniciativë nuk bllokojmë ne, por mund të them se Alibasha dhe Gazbasha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Edi Ramës. Të jeni të sigurt, nuk do jetë e largët dita kur do të kuptohen arsyet si për atë që iku edhe për këta të dy. Por me të qetë dhe avash avash.
KOHA JONË SONDAZH

