Berisha sulmon Baton Haxhiun: Një racist, ndërmjetës midis Ramës e Vuçiçit
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Temproa” nga Sonila Meço në Ora News, hodhi akuza të ashpra ndaj gazetarit kosovar Baton Haxhiu.
“E vërteta është që nuk kam pranuar asnjë lloj ndarje të territorit të Kosovës. Unë konsideroj territore shqiptare çdo centimetër të atij territori dhe qindra kilometra territore jashtë. Argatët e Beogradit në Prishtinë dhe në Tiranë japin nga mëngjesi deri në darkë versionin e Beogradit. Këtu kam një takim të zhvilluar më 31 korrik të vitit 2011 me kryeministrin e Kosovës në Tiranë.
Radio Evropa e Lirë e ka marrë nga faqja e Hashim Thaçit. Në fund të njoftimit thuhet se çdo tendencë për të hapu “çdo tendencë për të rihapur çështjen e ndryshimit të kufijve nënkupton pasoja dhe ndryshim të kufijve në tërë rajonin”.
Ky argat vetëm një javë përpara u tha shqiptarëve se përkundrazi me marrëveshjen me Serbinë, me këto mbyllet Kutia e Pandorës. Më 2011 hapej Kutia e Pandorës. Këta flasin që nga mëngjesi deri në darkë vetëm variantin e Beogradit.
Albin Kurti u tha shqiptarëve një gjë që në Kosovë e dinë në mënyrë absolute. Njerëzit kanë memorie kur Milloshi e thirri në Hagë dhe i tha se ti ke bashkëpunuar me Stanishicit. Ky njeri merr funksion kryesor ndërlidhës midis Edvinit dhe Vuçiçit.
Ky është një rracist i pështirë. Ata duhet të hanë çokollata që pranë tyre është flamuri serb. Ky është miku i ngushtë i Edi Ramës”– u shpreh Berisha.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/320218418620911/
Çfarë synon Serbia në Ballkan me shkëmbimin e territoreve me Kosovën?
KOHA JONË SONDAZH

