Berisha takim me biznesmenë: Edi Rama po ju vjedh!

Kreu i PD-së. Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një tryezë diskutimi me biznesin e vogël dhe të mesëm në vend.

Në fjalën e tij para biznesmenëve, Berisha tha se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet programin e biznesit të vogël në qeverinë, do ta shkruajnë vetë biznemenët.

Po e vjedhin biznesin e vogël, më paturpësinë më të madhe. Nuk mendojnë gjë tjetër, veçse si t’ju grabisin ju. Rama vjedh nga mëngjesi deri në darkë, me ligjet që bën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha u tha biznesmenëve se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet “programin e biznesit të vogël do ta shkruani ju vetë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në këtë takim, Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë:

Problem juaj është problem i vendit, i shoqërisë shqiptare. Sot, pas Bjellorusisë, jemi vetmi i vetëm në Europë me regjim krejtësisht monist. Jemi rikthyer në monizëm. Një regjim që bazohet në kontroll, në uzurpimin total të pushteteve në parti”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?