FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Beteja” për Kushtetuesen, ambasadori italian: Pyesni “Venecian”, gjykata duhet të ngrihet sa më parë!

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, ka komentuar përplasjen mes institucioneve për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, për zgjidhjen e këtij ngërçi duhet të merret mendimi i Komisionit të Venecias, ndërsa ka shtuar se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet sa më parë.

“Sekuestrimet e pasurive te krimit janë efikase dhe shpresoj të bëhen edhe në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Italia të bashkëpunojnë së bashku në lidhje me këtë. Nuk i njoh zhvillimet e fundit për Kushtetuesen, por u në them se është thelbësore për shumë vende edhe në Shqipëri. Duhet të jetë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal”, ka deklaruar ambasadori Cutillo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?