FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Biznesmenët italianë në protestë: Qeveria po braktis sipërmarrësit

Mëngjesin e kësaj të marte, biznesmenë nga Italia që kanë ngritur në Shqipëri punën e tyre, kanë dalë në protestë para Ambasadës Italiane.  Ata thonë se sipëmarrësit italiane janë braktisur. “Të braktistësh sipërmarrësit-të braktisësh Shqipërinë”, shkruan një pankartë. Një tjetër parullë shkruan: “Romano Prodi na tradhtoi”.

Ato kanë propozuar 3 projekte, specifikisht një në Baldushk për mbledhjen e qumështit të lopës, për të ndihmuar fshatarët e zonës, një tjetër për rritjen e patave dhe rosave dhe projekti i tretë është në Velipojë. Aty synohet se në 500 ha tokë për të dhuruar 10 traktorë për të ndihmuar familjet e kësaj zone. Por ato theksojnë se këto tre projekte janë injoruar nga dy ambasadat.

Nisur nga kjo paralajmërojnë se do të protestojnë rregullisht në muajin shtator, çdo të martë dhe të enjte nga ora 09:00-11:00. Ato deklarojnë se propozimet e tyre, të cilat synojnë që të “frenojnë” largimin e shqiptarëve nga vendi janë injoruar nga Ambasada Italiane, por edhe ato shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?